Policia në Zveçan arreston dy persona për vjedhje të pyllit

08 gusht 2025 | 11:45

Policia e Zveçanit ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të pyllit.

Ata janë kapur duke transportuar dru me traktor dhe rimorkio të ngarkuar në vendin e ngjarjes.

Sipas njoftimit të policisë në “Facebook”, të dyshuarit, me inicialet E.B. dhe S.B., janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është hapur rast për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

Policia  ka ftuar qytetarët të raportojnë çdo veprim të dyshimtë në numrin 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olympique Marseille vazhdon të përforcojë skuadrën duke synuar sërish në…