
Policia nis hetimet për vdekjen e 35-vjeçarit në Ulpianë
29 maj 2025
| 09:02
Policia ka raportuar për vdekjen e dyshimtë të një personi në lagjen Ulpianë të Prishtinës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se vdekja e viktimës u konstatua nga ekipi i mjekëve kujdestarë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.
Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rastin.
Viktima është i moshës 35 vjeçe.