Policia nuk ka informacion për të plagosur apo të shtëna në veri

31 korrik 2022 | 21:09

Pak më parë u raportua se ka persona të plagosur pas të shtënave me armë mes Policisë dhe barrikaduesve në veri të Mitrovicës.

Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës ka thënë se nuk e kanë një informacion të tillë.

“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë, andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut”, thuhet në komunikatën e Policisë për medie.

Referuar informacioneve zyrtare të deritanishme, sipas PK-së vazhdojnë bllokimet e rrugëve në disa lokacione të ndryshme në Veri të Mitrovicës në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak, të cilat pika janë mbyllur për qarkullim.

Ndryshe policia ka njoftuar se është mbyllur për qarkullim pika kufitare në Jarinjë.

Sipas Policisë së Kosovës deri tek vendimi për mbylljen e qarkullimit në këtë pikë kufitare është bërë pasi serbët kanë bllokuar rugët në drejtim të këtyre pikave të kalimit kufitar në Jarinje dhe Bërnjak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu drejtua publikut…