Policia: Nuk ka të lënduar nga zjarri në një ndërtesë pranë “Parkut të Qytetit”

16 korrik 2025 | 22:09

Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës i tha Express se nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit janë duke u marrë me këtë rast.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë.  Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin.  Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe…