Policia parandalon edhe një rast të kontrabandës me mallra

11 maj 2022 | 15:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 10 maj, rreth orës 15:30, gjatë patrullimit, njësia patrulluese kufitare në fshatin Glloboqicë, ka ndaluar automjetin me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari K.G., (viti i lindjes 1994 / mashkull, shtetas i Kosovës).

“Gjatë kontrollimit të veturës në hapësirën e brendshme dhe bagazhin e veturës është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave komerciale që dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Maqedonisë së Veriut. Mallrat i dorëzohen Doganës së Kosovës, kurse policia inicion rastin ‘kontrabanda me mallra’, rasti me aktvendim të prokurorisë vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë qëndrimit disa ditor në Izrael, ku ka pasur takime…