
Policia parandalon kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut
28 shkurt 2023
| 11:17
Policia kufitare e Kosovës, konkretisht njësitë task-forcë më 27 shkurt rreth orës 19:50, në Mjak të Vitisë kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull.
“Gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e filterëve të cigareve (128 pako x 10 000 filtera për pako), gjithsej (1,280,000-një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë copë filtër) për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt. Me vendim të prokurorit i dyshuari rasti është iniciuar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.