Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra

21 qershor 2022 | 12:35

Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

“Me datë 21.06.2022 rreth orës 00:10, njësia e taskforcës nga drejtoria e lartcekur gjatë kryerjes së detyrave të rregullta dhe vëzhgimit, në prita të befasishme, ka arritur të vërejë dhe përcjellë hyrjen e disa mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Serbia në Kosovë, me ç’rast ka arritur të parandalojnë kontrabandimin me mallra, ku si rrjedhojë janë kapur mallra të ndryshme, si pije alkoolike, mish i bluar, pjesë të automjeteve, fletore etj”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Njësia e Policisë Kufitare ka njoftuar se me mbështetjen e Hetimeve Rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit janë duke punuar intensivisht për hetimin e rastit si dhe parandalimin e rasteve të tilla, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje është akoma aktive komunikata…