Policia: Për zgjedhjet në veri kemi angazhuar numër të mjaftueshëm të policëve

23 prill 2023 | 08:32

Në katër komunat veriore sot po mbahet zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Për të shkuar gjithçka mbarë në procesin e zgjedhjes së udhëheqësve komunalë atje, policia, Prokuroria e Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë hartuar një plan të përbashkët.

Sipas organeve të rendit, për të realizuar një proces të qetë dhe të suksesshëm zgjedhor janë angazhuar një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë.

“Synimi i PK-së si çdo herë mbetet, që përmes realizimit të detyrave në mënyrë profesionale të garantojë ushtrimin e lirë të së drejtës së votës, të ndërmarrë veprime parandaluese ndaj dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend”, njofton policia.

Policia inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo rast kundërligjor që ndërlidhen me sigurinë dhe procesin zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria amerikane ka evakuuar diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre…