Policia përgatitet për zgjedhjet në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut

30 tetor 2020 | 16:55

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka pritur të premten në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut si dhe të bashkërendimit të aktiviteteve me institucionet tjera të Republikës së Kosovës.

Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka ka shprehur mirënjohje për angazhimin e Policisë së Kosovës në aspektin e sigurisë në proceset e kaluara zgjedhore, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të zbatimit të ligjit.

Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se Policia e Kosovës, në kuadër të përgjegjësive institucionale dhe ligjore është e gatshme për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve me qëllim të realizimit të suksesshëm të procesit zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar…