Policia po vazhdon ligjëratat nëpër shkolla për parandalimin e dukurive negative

16 qershor 2021 | 14:16

Të gjitha stacionet policore të rajonit të Prishtinës, në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, po mbajnë ligjërata nëpër shkolla rreth delikuencës së të miturve, dhunës në familje, bullizmit, ngacmimeve seksuale etj.

Këto ligjërata janë pjesë e projekteve informuese dhe edukuese që kanë rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe mbrojtjen e komunitetit nga dukuritë asociale si dhe përafrimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka kërkuar nga sektori i…