Policia po zbaton vendimin e Prishtinës e të Ministrisë së Shëndetësisë

13 prill 2020 | 10:45

Në të gjitha hyrje-daljet e kryeqytetit, policia nga e diela ka filluar kontrollet për të monitoruar sa po zbatohet vendimi për karantinim.

Policia po i ndalon të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Prishtinë, po verifikojnë se a janë banorë të Prishtinës. Gjithashtu, shoferët të cilët nuk janë të pajisur me leje të lëvizjes po kthehen mbrapa. Gjatë kontrollimit të policisë janë shkaktuar edhe kolona.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga dita e diel Komuna e Prishtinës të futet në karantinë për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ky vendim është nxjerrë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra ambulanca u panë duke pritur jashte spitaleve në kryeqytetin…