Policia qëllon me armë kosovarin që dyshohet se theri mësuesen në Gjermani

05 shtator 2025 | 13:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë profesionale në qytetin Essen të Gjermanisë, ku një mësuese është sulmuar me thikë.

Policia e Essenit ka raportuar në platformën “X”,  se autori i dyshuar fillimisht ishte në arrati, por më vonë është gjetur dhe identifikuar.

Gjatë arrestimit, policia ka përdorur armë zjarri dhe personi i dyshuar nga Kosova mbeti i plagosur.

Ai ndodhet aktualisht nën kujdes mjekësor.

Siç shkruan media gjermane “Die Zeit”  ai dyshohet të jetë mes moshës 17-18 vjeç.

Mësohet se nxënësi e ka sulmuar mësuesen në mënyrë të qëllimshme dhe se ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 të mëngjesit.

Pas sulmit, shkolla është rrethuar nga forca të shumta policie, përfshirë edhe një helikopter dhe njësi speciale.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për motivin e sulmit, dhe hetimet janë në vazhdim.

Ndërkohë, mësuesja e plagosur është jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ka marrë një plagë të rëndë me thikë në zonën e gjoksit dhe barkut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka marrë pjesë në ceremoninë…