
Policia sekuestron armë e municion në shtëpinë e një të moshuari në Ferizaj
06 gusht 2025
| 16:24
Një 70-vjeçar në Ferizaj është shoqëruar në Polici, pasi dyshohet për posedim dhe modifikim të armëve pa leje.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 8 armë të gjata, 3 pistoleta, pjesë të ndryshme për armë dhe një sasi të konsiderueshme municioni.
Armët ishin të shpërndara në dhoma të ndryshme dhe në një depo të improvizuar që dyshohet se përdorej për modifikimin e tyre.
Rasti po trajtohet nga Policia e Ferizajt dhe priten veprime të mëtejshme.