
Policia sekuestron mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 20 mijë euro
Policia e Kosovës ka bërë me dije se në dy raste të ndara ka parandaluar dhe sekuestruar mallra të kontrabanduar ku sipas vlerësimeve të tregut vlera totale e mallrave të sekuestruar në të dy rastet tejkalon shumën mbi 20 mijë euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore vlerësohet mbi 5 mijë euro.
Parandalimi i këtyre mallrave është bërë sot (e mekure).
Në rastin e parë në rrugën Pozhoran-Sllatinë-Viti, njësitë policore kufitare kanë ndaluar një automjet të dyshuar për transportim të mallrave të kontrabanduara.
Automjeti dyshohet se kishte hyrë nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Kosovës
Ndërsa në rastin e dytë në rrugën Viti-Gerlicë, nga njësitë policore kufitare është ndaluar një tjetër automjet i dyshuar, ku pas kontrollit të tij është zbuluar një sasi e konsiderueshme farash të bardha dhe të zeza, të ambalazhuara në thasë.