Policia sekuestron mbi 1 milion euro nga trafikimi i narkotikëve

22 gusht 2018 | 17:28

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar të mërkurën mbi 1 milion euro të përfituara, sipas saj nga trafikimi i narkotikëve në Greqi.

Është vendosur sekuestro preventive për llogari bankare të shtetasit me iniciale R.Sh. dhe familjarëve të tij.

Në këtë muaj është bërë ekzekutimi pranë një banke të nivelit të dytë i vendimit për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve: K.Sh. R.Sh. V.Sh. dhe A.Sh., në vlerën 42 milionë lekë.

Pranë një tjetër banke të nivelit të dytë është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve: K.Sh. në shumën 17 milionë 33 mijë e 337 lekë; B.Sh. në shumën 924 mijë e 922 lekë; R.Sh. në shumën 51 milionë e 444 mijë e 350 lekë.

Në total është sekuestruar shuma 111 milionë e 402 mijë e 609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e “trafikimit të lëndëve narkotike” në Greqi. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Can Yaman i njohur për rolin e tij në serialin…