
Policia sekuestron mbi 600 kg duhan të përpunuar me vlerë prej 12 mijë euro në Gjilan
Policia e Kosovës, respektivisht Njësia e Task Forcës, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Lindje (DRK Lindje), në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast më 3 qershor, pas pranimit të informatave për mallra të kontrabanduara është kontaktuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, me urdhër të të cilit është realizuar një kontroll në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në komunën e Gjilanit.
Gjatë këtij kontrolli janë gjetur mallra të dyshuara si të kontrabanduara, konkretisht sasi e madhe e duhanit të përpunuar dhe të gatshëm për treg të markave të ndryshme me një peshë të përgjithshme mbi 600 kg. Këto mallra dyshohet se janë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale dhe se vlera e përgjithshme e mallit në treg kap shifrën rreth 12,000.00 euro, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore llogaritet të jetë rreth 30,000.00 euro.