
Policia sekuestron tri armë zjarri
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
“Varësisht nga tendencat e lëvizjes së veprave kriminale po ndërmerren edhe veprimet policore me qëllim parandalimin e tyre apo kapjen e të dyshuarve të përfshirë në vepra kriminale”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Kësisoj rreth orës 15:00, pas marrjes së informatave në rrugë operative, policia ka realizuar një operacion bastisjeje, në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e tri armëve.
“Një armë automatik, AK47 me dy karikatorë, një pushkë gjuetie, një revole me dy karikatorë, si dhe, pesëdhjetëenjë copë fishek të kalibrave të ndryshëm. I dyshuar; F. F mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, pë t’u proceduar më tej”, ka njoftuar Policia.