Policia serbe thotë se ka gjetur sasi të mëdha armësh afër Bujanocit

16 nëntor 2020 | 13:44

Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se në fshatin Konçul të Bujanocit, që gjendet në afërsi të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është gjetur sasi e madhe e armatimit.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e internetit të kësaj ministrie, armatimi i gjetur nën një shkëmb përfshinë 137 municione për granata hedhës, raketë dore, një minë anti-tank, dylbi për mbikëqyrje natën, katër kuti me 1 436 copë municion pushke të kalibrave të ndryshëm dhe një uniformë kamuflazhi.

Me urdhër të zëvendës-prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, pjesëtarët e policisë po zhvillojnë hetime, raporton “Rel”.

Sipas Ministrisë së Brendshme, Prokuroria ka urdhëruar policinë të paraqesë padi penale kundër autorëve të panjohur për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ata kanë kryer krimin e prodhimit të paligjshëm, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të armëve dhe eksplozivëve.

“Anëtarët e policisë, me urdhër të prokurorisë, po marrin të gjitha masat dhe veprimet brenda kompetencës së tyre në mënyrë që të hedhin dritë mbi këtë akt kriminal”, është thënë në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas lajmit para pak ditësh se ishte zbuluar vaksina anti-Covid…