Policia shpall në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij

10 gusht 2025 | 18:11

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, si i dyshuar kryesor për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën tre persona.

Bashkë me të po kërkohen edhe dy djemtë e tij: Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra.

Për rastin janë tre të dyshuar gjithsej, të cilët po hetohen nga njësitet relevante, si dhe të plagosur kanë mbetur dy persona.

Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes vazhdojnë intensivisht.

Policia më herët në kërkim e shpalli vetëm Mefail Shkodrën dhe jo edhe dy djemtë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Nju-Jork po mbahet takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit…