
Policia shpëton një person në detin e Vlorës
Policia Kufitare në Shqipëri ka shpëtuar një burrë i cili kishte mbetur në det me gomone, pas një defekti në motorin e mjetit lundrues.
Sipas Policisë së Shtetit, gjatë ditës së shtunë Policia Kufitare ka marrë njoftim se në afërsi të Plazhit të Vjetër, një gomone kishte pësuar defekt në motor dhe burri që lundronte me të kërkonte ndihmë, pasi e kishte të pamundur kthimin në breg, transmeton Klankosova.tv.
Pas lokalizimit të gomones, u bë rimorkimi dhe transportimi i saj në mënyrë të sigurt drejt Stacionit të Policisë Kufitare Triport.
“Drejtuesi i mjetit lundrues falënderoi shërbimet e Policisë Kufitare për profesionalizmin dhe reagimin e shpejtë. Policia Kufitare mbetet e angazhuar për sigurinë në hapësirat detare dhe ndihmën në çdo rast emergjent”, është thënë në njoftimin e Policisë së Shtetit.