Policia shqipton 451 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid
23 mars 2021
| 11:11
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 451 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid.
Po ashtu, policia ka shqiptuar edhe 877 tiketa për kundërvajtje në trafik, ndërsa ka arrestuar 20 persona.
Gjatë 24 orëve kanë ndodhur 19 aksidente me të lënduar dhe 39 me dëme materiale.




