
Policia: Situata në veri është qetësuar
13 tetor 2021
| 12:48
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar aksioni policor kundër kontrabandës në disa rajone, duke përfshirë edhe veriun e vendit.
Sipas policisë, situata në veri është qetësuar pas aksionit kundër kontrabandës, ku policët kanë hasur në reagimin e serbëve.
“Operacioni policor ka përfunduar, situata në pjesën veriore të Mitrovicës është qetësuar, përderisa veprimet e mëtejme policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë”, ka njoftuar policia.