Policia vazhdon kontrollet për masat anti-Covid

28 janar 2022 | 10:56

Gjatë 24 orëve, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër pandemisë anti-Covid-19), Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-Covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë dhe Dragash. Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar sheshe, rrugë të frekuentuar, qendra tregtare si dhe lokalet e gastronomisë etj”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në njoftim theksohet se në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 112 gjoba personave fizikë, janë dhënë 27 vërejtje si dhe për mosrespektim të orarit të kufizimit të lëvizjes janë shqiptuar 5 gjoba prej 200 euro.
Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të vendosjes së rendit dhe rregullit, të eliminimit…