Policia vazhdon me kampanja sensibilizuese për konkursin e hapur për komunitetet pakicë
03 maj 2023
| 16:02
Policia e Kosovës, përmes videomesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, vazhdon t’i inkurajojë dhe ftojë qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.
Këtë kampanjë e kanë përkrahur dhe mbështetur edhe personalitete të larta nga insitucione të ndryshme ndërkombëtare.




