Policia vazhdon të shqiptojë gjoba për mosrespektim të masave kundër Covidit

03 tetor 2021 | 09:46

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 614 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID.

25 persona u arrestuan, 14 persona u dërguan në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 19 aksidente trafiku me të lënduar, 27 aksidente me dëme materiale dhe një aksident me fatalitet.

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 868 tiketa trafiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesi i ilaçeve Merck ka thënë se pilula e saj…