Policia zbaton planin operativ “Alkooli”, konfiskon 216 patentshoferë

16 gusht 2021 | 16:59

Policia e Kosovës, njësitet relevante të trafikut rrugor në rajonin e Gjakovës, prej muajit korrik deri më 15 gusht përmes task forcës ka implementuar planin operativ “Alkooli”, me ç’rast, për shkak të përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e automjeteve si masë mbrojtëse, janë konfiskuar: 216 patentshoferë, ndërsa është bërë matja e nivelit të përdorimit të alkoolit ndaj 1 382 vozitësve.

Duke marrë parasysh se çdo vit evidentohen aksidente fatale të shkaktuara nga vozitësit e dehur, qëllimi i planit ka qenë i fokusuar në këto pika: Ngritja e sigurisë rrugore; Vetëdijesimi i vozitëse që mos ta ngasin automjetin nën ndikimin e alkoolit; dhe masat e ndërmarra preventive përmes fushatave vetëdijesuese, mediave dhe masave ndëshkuese për shkelësit e ligjit.

“Efekti i dëshiruar është arritur për shkak se prej kohës kur ka filluar implementimi i planit operativ në rajon, nuk janë evidentuar aksidente me pasoja fatale dhe, po ashtu, vërehet vetëdijesim më madh i drejtuesve të mjeteve motorike. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në DRP-Gjakovë do të vazhdojë marrjen e masave të ndryshme preventive dhe ndëshkuese, gjithmonë me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, sidomos ato me pasoja të rënda”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka dorëzuar sot në KQZ…