Policia zhvillon aksion në Zubin Potok kundër lojërave të fatit

15 janar 2026 | 18:40

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion në komunën e Zubin Potokut, i cili lidhet me veprimtari të paligjshme. Aksioni i gjërë i policisë së Kosovës ka të bëjë me organizimin e lojërave të fatit dhe skemave piramidale.

RTKLive ka siguruar pamje nga operacioni, ku shihen forcat e policisë duke sekuestruar pajisje të ndryshme, përfshirë kompjuterë, para të gatshme dhe televizorë që dyshohet se përdoreshin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe skemave piramidale.

Rastin për RTKLive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se operacioni është duke u zhvilluar në tri lokacione të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ankesat për çmime të fryra të faturave të energjisë janë…