Tronditëse: Zyrtarja policore vret katër anëtarët e familjes dhe veten në Gjilan

18 shkurt 2020 | 14:03

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka konfirmuar se sot rreth orës 13:00 një zyrtare policore ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen “Bujanina” në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën “Caritas-i zviceran” do…