
Politikani i famshëm gjerman shfaqet në tubimin e Sali Berishës
09 maj 2025
| 20:26
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me drejtues dhe anëtarë të kësaj force politike, po mban sot tubimin përmbyllës të fushatës elektorale në Bulevardin e Ri të Tiranës, pranë ish-stacionit të trenit.
Një nga momentet që ka tërhequr vëmendje të veçantë është prezenca e deputetit të rizgjedhur në Bundestag dhe anëtarit shumëvjeçar të CDU-së gjermane, Peter Beyer.
Pjesëmarrja e tij shihet si një shenjë mbështetjeje ndërkombëtare për opozitën shqiptare në këtë periudhë zgjedhore.
Në këtë tubim përmbyllës pritet të mbajnë fjalime kryedemokrati Sali Berisha, strategu kryesor i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, si dhe politikani tjetër i njohur gjerman, Elmar Brok.