Politologu Imeri: Malli i Vuçiqit për Millosheviqin
Politologu Dorajet Imeri ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit serb Aleksander Vuçiq i cili e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s më 1999, duke rikthyer narrativën e vjetër të viktimizimit të Serbisë, por pa asnjë reflektim për regjimin gjenocidial të Millosheviqit dhe krimet e kryera në Kosovë.
Sipas Imerit, Vuçiq në vend të distancimit të qartë nga e kaluara, vazhdon retorikën që relativizon historinë dhe e paraqet Serbinë si viktimë të përhershme.
Postimi i plotë i tij:
Vuçiç po e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s më 1999, duke rikthyer narrativën e vjetër të viktimizimit të Serbisë, por pa asnjë reflektim për regjimin gjenocidial të Millosheviqit dhe krimet e kryera në Kosovë.
Në vend të distancimit të qartë nga e kaluara, vazhdon retorika që relativizon historinë dhe e paraqet Serbinë si viktimë të përhershme. Nuk ka pranim përgjegjësie, nuk ka pendesë, nuk ka sinjal serioz se politika e sotme është shkëputur nga logjika e viteve ’90.
Këto deklarata nuk janë vetëm fjalë për konsum të brendshëm. Ato janë mesazhe politike me peshë, që duhet të merren seriozisht nga rajoni, SHBA dhe BE. Stabiliteti në Ballkan nuk ndërtohet mbi mohimin e së kaluarës, por mbi përballjen me të vërtetën. Historia na ka mësuar se kur retorika nacionaliste neglizhohet, pasojat mund të jenë të rënda.



