Polonia arreston një serbo-kanadez, kërkohej nga Kroacia për krime lufte
Rojet kufitare polake kanë arrestuar një 79-vjeçar, serbo-kanadez të kërkuar nga Kroacia sipas një urdhër arresti evropian për përfshirjen e tij të dyshuar në krime lufte në vitin 1991, thanë prokurorët të mërkurën.
Kroacia ka thënë se i dyshuari ka lëshuar urdhra dhe ka marrë jesë në akte duke përfshirë ndalimin e paligjshëm, torturën dhe vrasjen e civilëve, si dhe plaçkitjen dhe zjarrvënien ndërsa shërbente në forcat paraushtarake serbe në luftërat ballkanike,raporton Reuters.
Burri, i identifikuar vetëm si Zivko Z. për shkak të ligjeve polake të privatësisë është arrestuar në Aeroportin Chopin të Varshavës. Ai është deklaruar i pafajshëm për veprat penale të listuara në urdhër arrestin evropian, kanë thënë prokurorët.
Prokurorët polakë i kanë kërkuar një gjykate leje për të transferuar Zivko Z. në Kroaci, ku ai përballet me deri në 20 vjet burgim nëse shpallet fajtor.



