Polonia dhe Çekia do të mbyllin hapësirën ajrore për avionët rusë

25 shkurt 2022 | 17:10

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thënë se ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës.

“Kam urdhëruar që të bëhen përgatitje për një rezolutë në Këshillin e Ministrave, që do të çojë në mbylljen e hapësirës ajrore për avionët rusë”, ka thënë ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, Piotr Mueller, ky vendim do të hyjë në fuqi në mesnatë.

Edhe Republika Çeke është duke planifikuar që ta mbyllë hapësirën ajrore për avionët rusë, ka thënë kryeministri Petr Fiala pas një mbledhjeje të qeverisë që është mbajtur të premten.

Rusia më 24 shkurt ka nisur sulmin ndaj Ukrainës, veprim që është dënuar nga Perëndimi. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të ofensivës në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i naftës është rritur sërish të premten pas shqetësimeve…