Polonia dominon Italinë në finale, fiton Ligën e Kombeve në volejboll

03 gusht 2025 | 15:29

Polonia është kampionia e këtij edicioni në Ligën e Kombeve në volejboll.

Polakët në finale mposhtën Italinë thellë me rezultat 3:0 në sete.

Seti i parë ishte më rivalizuesi, me Poloninë që tregoi vendosmëri në fund duke fituar 25:22 në fund.

Më pas, Polonia vazhdoi duke e shtuar intensitetit, teksa e mbylli setin e dytë 25:19, kurse të tretin edhe më thellë, 25:14.

Italia duhet të kënaqet me vendin e dytë, kurse Brazili e fitoi sot në mëngjes vendin e tretë, duke e mposhtur Slloveninë 3:1 në sete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vijon të përshkallëzohet, presidenti…