Polonia goditet nga stuhi të forta, mijëra njerëz mbeten pa energji elektrike

08 qershor 2025 | 10:11

Autoritetet në Poloni thonë se rreth 30,000 njerëz mbetën pa energji elektrike të premten, pasi erërat e forta thyen pemë dhe “shkulën” linjat e energjisë elektrike.

Kjo vjen pas ngjarjeve ekstreme të motit në të gjithë vendin, veçanërisht në rajonin jugor, ku shirat e rrëmbyeshëm, erërat e forta dhe breshëri shkaktuan dëme në fasadat e ndërtesave banesore dhe bujqësore, shkruajnë mediat e huaja.

Shërbimi i zjarrfikësve tha se njerëzit e tyre kanë punuar për t’u përballur me ndikimin që nga mbrëmja e së enjtes.

Zëdhënësi i Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve në Kielce ka thënë zjarrfikësit kishin më shumë ndërhyrje se zakonisht.

“Ne kemi pasur rregullisht më shumë se 2,000 ndërhyrje në të gjithë vendin, dhe në territorin e Świętokrzyskie, këto ndërhyrje ishin më shumë se 200”, tha Kapiteni i Lartë Marcin Bajur.

Shumica e incidenteve të raportuara ishin në rajonin jugor të Polonisë.

Zyrtarët lokalë në të gjitha qytetet thanë se stuhia përmbyti prona dhe bodrume, me pemët e rrëzuara të bllokonin rrugët dhe të dëmtonin infrastrukturën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Starlink, shërbimi satelitor i internetit në pronësi të Elon Musk,…