Polonia refuzon të luajë ndaj Rusisë në Kupën e Botës, Lewandwoski: Vendimi i duhur

26 shkurt 2022 | 12:10

Polonia ka refuzuar të luajë ndeshen e play-off ndaj Rusisë për kualifikueset e Kupës së Botës në Katar.

Kjo u njoftua nga federata polake pasi Rusia ka hapur luftë ndaj Ukrainës. Ndeshja është caktuar për 24 mars në Moskë dhe presidenti i federatës polake ka marrë këtë vendim të prerë.

“Mjaft u morëm me fjalë, është koha për të vepruar”, shkroi Cezary Kulesza në Twitter duke shtuar se “ky është i vetmi vendim i saktë” dhe se po punon me federantën suedeze dhe çeke për të paraqitur një qëndrim të përbashkët te FIFA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka bërë publike të premten një paketë investimi…