Pompeo ndalon në Bruksel, para takimit me Putin dhe Lavrov në Rusi

13 maj 2019 | 15:02

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të arrijë në Bruksel të hënën, para se të niset drejt Rusisë, në vizitën e tij të parë si zyrtar i lartë amerikan, për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, në kohën kur ekzistojnë tensione në mes të Uashingtonit dhe Moskës.

Këto bisedime do të shënojnë diskutimet e nivelit më të lartë në mes të zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë, prej korrikut të vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump dhe Putin janë takuar në Finlandë.

Në Bruksel, Pompeo do të takohet me zyrtarët evropianë për diskutuar rreth Iranit dhe çështjeve tjera.
Pompeo pritet të takohet me Putinin dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Soçi më 14 maj, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.

“Pika kyçe kur të diskutojmë politikën tonë ndaj Rusisë, që është të theksojmë se Rusia ka ndërmarrë një varg të hapave destabilizues dhe agresiv në rangun global”, ka thënë një zyrtar i Departamentit të Shtetit./javanews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teoritë e konspiracionit mbi vaksinimin kanë shqetësuar mjaftueshëm “Instagram”-in. Lidhur…