Pompeo telefonon presidentin e Ukrainës pas tragjedisë

10 janar 2020 | 16:44

Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Mike Pompeo, ia ka ofruar mbështetjen e vendit të tij presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas përplasjes së një aeroplani të një kompanie ukrainase ku vdekjen e gjetën 176 persona.

“Sapo fola me presidentin Zelensky ku shpreha ngushëllimet e thella për jetët e humbura në tragjedinë e përplasjes së aeroplanit 752 të ‘Ukrainian International Airlines’. I qëndrojmë krah Ukrainës dhe jemi të gatshëm që të ofrojnë mbështetjen dhe ndihmën tonë në hetimet e mëtutjeshme”, është shprehur Pompeo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i ka bërë thirrje…