Ponari: T’i hapet drita jeshile sportit

01 tetor 2020 | 14:50

Shqipëria nuk ka vetëm futboll dhe prandaj ka ardhur koha që edhe sporteve të tjera t’u hapet drita jeshile. Ky është apeli që bën prej disa ditësh presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari. Madje, duke folur posaçërisht për RTSH Sport, Ponari ka thënë se Shqipëria ka mbetur prapa në këtë drejtim.

Kreu i organizmit që qeveris koshin në vend pret një sezon më të mirë përtej epidemisë së virusit korona.

Por Ponarin edhe interesimi për basketbollin është rritur. Presidenti i FSHB-së nuk i shikon ekipet e Shqipërisë si inferiore ndaj atyre të Kosovës në Ligën Unike midis dy vendeve.

Por Ponari kërkon mbështetje edhe nga shteti për pjesëmarrjen në këtë Ligë të përbashkët me Kosovën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Kosovës mund të bëhet subjekt i një hetimi…