Ponte Prizreni ndërpren zyrtarisht bashkëpunimin me Dee Franklin
04 tetor 2022
| 21:35
KB Ponte Prizreni ka ndarë rrugët para kohës me basketbollin Dee Franklin.
Kështu ka njoftuar klubi prizrenas në faqen zyrtare në “Facebook”.
Ponte Prizreni dhe amerikani Dee Franklin kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
“Me marrëveshje të dyanshme KB Ponte Prizreni dhe basketbollisti amerikan Dee Franklin i kan ndarë rrugët. Klubi falenderon lojtarin për angazhim dhe i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.



