Populli e tha fjalën e vet. Tani është radha e përfaqësuesve të tij!

07 gusht 2025 | 21:16

Bardhyl Mahmuti

Të gjithë përsërisim me mburrje se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është guerilja më e suksesshme e shekullit XX. Po ju rikujtoj se fillimisht nën ndikimin e propagandës serbe dhe ruse, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kishin miratuar rezoluta nëpërmjet të cilave luftën tonë e cilësonin si terroriste. Mirëpo si rezultat i një angazhimi të gjithanshëm diplomatik dhe mediatik shpartalluam propagandën kundër luftës sonë çlirimtare dhe arritëm të kemi përkrah aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake në botë.

Tani ndodhemi përball projektit serbo-rus për ta dënuar këtë luftë. Populli e tha fjalën e vet! Radhën e kanë përfaqësuesit e popullit që kur është në pikëpyetje kjo çështje, t’i lënë të gjitha ndasitë anash, dhe së bashku të përcaktojnë si prioritet kryesor mobilizimin politik dhe diplomatik që të ndërpresin jetësimin e planit serb për të dënuar luftën çlirimtare të Kosovës. Në të kundërtën, edhe kjo protestë do të kujtohet si përpjekje e parealizuar nga ata që kanë në duart e veta mundësinë ta ndalin padrejtësinë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë përsërisim me mburrje se Ushtria Çlirimtare e Kosovës…