Epoka e Re
E martë, 20 janar 2026
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Opinione
  • Komuna
  • Fejtone
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Diaspora
  • Spektër
  • Shpallje
  • Tech

Opinione

Në përkujtim të atdhetarit Sabit Rexhepi

Në Kosovë veprimi mafioz është bërë kulturë; përgjigjja është vetëm një lëvizje e re politike kundër mafisë dhe për shtet ligjor

“Populli partizan” që kërkonte arrestimin e dramaturgut Et’hem Haxhiademi

26 korrik 2022 | 08:46

Nga: Kastriot Dervishi

Shkrimtari dhe nëpunësi i lartë civil, Et’hem Haxhiademi (1902-1965), para se të arrestohej jetonte në Elbasan. Ndaj tij vinin vazhdimisht spiunllëqe, si letra anonime apo edhe të shkruara nga pseudonime. Në një letër që informatori “E vërteta” bënte për “shokun komandant”, thuhej:

“Pothuajse gjithë popullit partizan u vjen keq dhe më hidhërohet kur sheh se i quajturi Et’hem Haxhiademi nga Elbasani, shëtit lirisht në pjacë. Ky bukurosh është i vetmi organizator i komitetit të Ballit të fëlliqur dhe krahu i djathtë i Mit’hat Frashërit i cili, kur kapitulloi Italia, doli përjashta për të formuar kabinetin e të ktheheshin në Tiranë ministra; por pasi nuk ia arritën këtij qëllimi, më në fund, ky bukurosh, u pranua përsëri në detyrën që kishte më parë, duke marrë dhe të 4-5 rrogat që ndenji pa punë. Me një fjalë, Et’hemi është ai që ka luftuar e lufton nacionalçlirimtaren. E pra, duke qenë kështu, pra më të drejtë popullit duhet t’i vijë keq. Hetoni se burimet e marrin vesh të drejtën, gjë të cilën nuk mund t’i mohojë edhe vetë organizatori i Ballit si dhe fjalimet e bisedimet që janë bërë në shtëpinë e tij dhe në prani në Mit’hat Frashërit” (botohet me korrektim letrar).

Kësisoj, Haxhiademi i arsimuar në Berlin e në Vjenë, u arrestua më 7 janar 1947. U akuzua se gjoja ishte pjesëtar i një organizate të fshehtë. Fillimisht u dënua me pushkatim, por më pas iu kthye me burgim të përjetshëm. Vdiq në Burgun e Burrelit gjatë vuajtjes së dënimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të Fundit

20 janar12:50

Kjo është kënga më e re që u këndohet liderëve të UÇK-së në Hagë (video)

19 janar17:18

Alketa Gashi shpallet “Gazetarja e Vitit 2025” nga Orpheus Texts

19 janar08:50

Prozatori Hysen Beqa boton vepër të re, Armagedoni e quan i guximshëm

18 janar08:12

Demokraci, jo autokraci

17 janar21:56

Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj me organizim dinjitoz të koncertit homazh në nderim të 558 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut

16 janar22:44

Edi Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH’së është opsion

Opinione

Në përkujtim të atdhetarit Sabit Rexhepi

Në Kosovë veprimi mafioz është bërë kulturë; përgjigjja është vetëm një lëvizje e re politike kundër mafisë dhe për shtet ligjor

✖

Gazetë e përditshme shqiptare, Republika e Kosovës. Gazetë e njerëzve të lirë. Kjo faqe e gazetës “Epoka e re” www.epokaere.com, kontrollohet dhe menaxhohet nga “Epoka e re”. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura dhe për to “Epoka e re” mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale, por ato mund të shfrytëzohen duke cituar burimin e informacionit, në këtë rast “Epoka e re”. Shfrytëzimi i materialeve të gazetës “Epoka e re” www.epokaere.com pa cituar burimin e informacionit është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Opinione
  • Komuna
  • Fejtone
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Diaspora
  • Spektër
  • Shpallje
  • Tech
Impressum
Të fundit
Të fundit
Osmani dhe Kurti sot vizitojnë Departamentin Amerikan të Shtetit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe kryeministri Albin…