Popullsia e botës mund të arrijë në 10 miliardë në vitin 2050

11 korrik 2018 | 20:20

Popullsia botërore, që po rritet me rreth 84 milionë banorë çdo vit, në vitin 2050 mendohet të arrijë në 10 miliardë, ndërsa deri në fund të shekullit në 11,2 miliardë banorë, sipas parashikimeve.

Në kuadër të parashikimeve që Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) ka bërë rreth situatës së popullsisë botërore gjatë shekullit të kaluar dhe se si do të jetë në 50 vitet e ardhshme mendohet se popullsia botërore 2 000 vjet më parë ka qenë 300 milionë.

Popullsia në vitin 1600 ka qenë 600 milionë, në 1804 arriti në një miliard dhe në vitet 1900 në 1,5 miliardë banorë.

Ndërsa rritja më e madhe a popullsisë është regjistruar pas viteve 1950. Popullsia aktuale e botës ka arritur në 7,7 miliardë banorë.

Po ashtu popullsia botërore e cila rritet me rreth 84 milionë çdo vit, parashikohet që në fund të shekullit të arrijë në 11,2 miliardë.

Ndërsa duke pasur parasysh se në çdo 12 vjet, popullsisë së botës i shtohen një miliard persona, parashikohet se me shpejtësinë e rritjes aktuale ajo të arrijë në 10 miliardë në vitin 2050.

Sipas UNFPA-së pritet që popullisë botërore t’i shtohen 2,2 miliardë njerëz në vitet 2017-2015, ku për periudhën në fjalë parashikohet që nga kontinenti i Afrikës t’i bashkohen popullsisë së botës 1,3 miliardë persona dhe nga Azia 750 milionë persona.

Rritjen e popullsisë në Azi do ta ndjekin Amerika Latine, Karaibet, Amerika e Veriut dhe Paqësori.

Ndërsa i vetmi rajon ku parashikohet ulje e popullsisë për këtë periudhë është kontinenti i Europës, ku gjatë viteve 2017-2050 pritet ulje e popullsisë në 51 vende dhe rajone, shumica e të cilave ndodhen në këtë kontinent, përcjell Atsh.

Në vitin 2050 gjysmën e popullisë së botës do ta përbëjnë vetëm nëntë vende siç janë India, Nigeria, Kongo, Pakistani, Etiopia, Tanzania, SHBA, Uganda dhe Indonezia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goli i parë në ndeshjen gjysmëfinale ka ardhur vetëm pas…