Poroshenko: Na duhen raketa kundër-ajrore

27 shkurt 2022 | 17:20

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se Ukrainës i duhet furnizimi me raketa për t’iu kundërvënë Rusisë.

Në një deklarim për CNN të dielën pasdite, ai ka falënderuar Perëndimin për ndihmën që i ka dhënë Ukrainës përgjatë konfliktit.

“Sot ushtarët ukrainas kanë demonstruar se sa të fortë janë. Na duhen radio-stacione, helmeta por më së shumti raketa anti-tanke. Si dhe, defintivisht na duhen raketa kundër-ajrore dhe më së shumti edhe sanksionet të cilat e bëjnë më të dobët Rusinë. Dua të falënderoj NATO-n, ShBA-në dhe Perëndimin”, ka thënë Poroshneko për CNN, derisa është lidhur në një linjë direkte nga rrugët e Kievit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Brendshëm ukrainas, Evgeny Yenin ka deklaruar se bisedimet…