Poroshenko: Putini dëshiron ta shkatërrojë gjithë Perëndimin, përfshirë Britaninë dhe ShBA-në

15 mars 2022 | 16:42

Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do ta ndalë pushtimin e Ukrainës nëse Perëndimi nuk përfshihet.

Duke folur për “Sky News”, ai ka thënë se Putini tani po kërkon Krimenë dhe rajonin e Donbasit në Ukrainë, por nesër do ta kërkojë Skocinë në Mbretërinë e Bashkuar ose Alaskën në Shtetet e Bashkuara.

“Ai dëshiron ta shkatërrojë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Perëndimin, duke përfshirë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Poroshenko, duke shtuar se presidenti rus “gjithmonë shkon më tej”.

“Mos bëni kompromis me Putinin”, ka thënë ai.

Poroshenko e konsideruar “simbolik” sulmin ajror në Lviv fundjavën e kaluar, jo shumë larg kufirit polak, duke paralajmëruar se Putini është gati ta çojë luftën në një nivel tjetër.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC)…