Porosia e Emerys për Ozilin

23 tetor 2018 | 13:41

Mesut Ozil ka shkëlqyer në ndeshjen Arsenal-Leicester City (3-1), kurse trajneri Unai Emery, ka thënë se mesfushori në këtë mënyrë duhet të luajë në çdo ndeshje.

“Për Mesutin ishte një performancë shumë e mirë, si dhe një fitore e mirë për të gjithë së bashku. Por, ne do të vazhdojmë të shtyjmë përpara dhe të kërkojmë nga vetja dhe nga ai që të performojmë kështu rregullisht. Është e rëndësishme që kapiteni të sillet si lider në situata të tilla. Por, ne kemi shumë lojtarë brenda skuadrës që janë në gjendje dhe janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë. Mendoj se Ozili mund të luajë në çdo ndeshje me po të njëjtin përkushtim dhe kualitet, pavarësisht nga shiriti i kapitenit”, ka thënë Emery.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur të…