Portieri francez kafshohet në faqe nga kundërshtari

19 tetor 2020 | 12:05

Një futbollist nga një klub i kategorisë së dytë të futbollit francez është duke u akuzuar se e ka kafshuar portierin kundërshtar.

Ndeshja e së shtunës mes Sochaux dhe Valenciennes përfundoi me portierin e kësaj të fundit duke përjetuar gjakderdhje nga një plagë në faqe, e cila sipas klubit të tij u shkaktua nga kafshimi i mesfushorit të Sochaux, Ouseeynou Thioune.

“Jerome e ka përjetuar një kafshim shumë të madh në faqe”, tha presidenti i Valenciennes, Eddy Zdziech për AFP-në. “Një sjellje e tillë është e rrezikshme”, ka shtuar ai. Por, trajneri i Sochaux Omar Daf i ka dalë në mbrojtje mesfushorit senegalez, duke thënë se ai ishte provokuar. “Një lojtar nuk çmendet pa ndodhur diçka paraprakisht”, ka shtuar Daf. “Dëgjova fyerje në fund të ndeshjes, por kontrollin nuk bën ta humbasësh”, shtoi ai

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gazmend Bytyçi dhe…