Portieri i Bayernit humb djalin 6-vjeçar  

01 gusht 2025 | 13:42

Portieri i Bayern Munchen, Sven Ulreich, ka ndarë një lajm të dhimbshëm me publikun duke konfirmuar vdekjen e djalit të tij të vogël, Len, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të zgjatur. Len ndërroi jetë në qershor, ndërsa lajmi u bë publik tani për të shmangur spekulimet dhe për të ruajtur qartësinë në rrethin familjar dhe publik.

Ulreich, në një mesazh prekës në Instagram, falënderoi familjen, miqtë dhe klubin Bayern Munich për mbështetjen dhe diskrecionin gjatë këtyre muajve të vështirë. Ai theksoi se bashkë me bashkëshorten Lisa dhe vajzën e tyre, po përpiqen të rifillojnë jetën hap pas hapi. Familja ka kërkuar privatësi dhe mirëkuptim nga mediat dhe opinioni publik. Bayern Munich vazhdon të qëndrojë pranë Ulreich në këtë periudhë të dhimbshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egzona Gashi Mehmeti vjen nga Lipjani dhe është pjesë e…