Portieri i Kosovës arrin marrëveshje me Sassuolon

12 gusht 2025 | 16:17

Sassuolo ka përfunduar marrëveshjen për transferimin e portierit të Kosovës, Aro Muriq. Portieri 26-vjeçar i bashkohet klubit italian nga skuadra angleze Ipswich Town si huazim.

Dy klubet prej disa ditësh janë në negociata, derisa marrëveshja është në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 10 milionë euro.  Muric ka qenë pjesë edhe e akademisë së Manchester Cityt, ku ka zhvilluar fazën e hershme të karrierës.

Portieri ka luajtur më parë për disa skuadra si Burnley, Adana Demirspor, NAC Breda, Willem II, Nottinghem Forest dhe Girona duke fituar përvojë në liga të ndryshme. Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet brenda orëve të ardhshme.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Álvaro Morata ka dhënë fund aventurës së tij në Turqi…