
Portieri i Liverpoolit: Golin ia kushtoi babait të ndjerë (Video)
Portieri i Liverpoolit, Alisson ia kushtoi babait të tij të ndjerë, fitoren e tij të jashtëzakonshëm në minutën e 95-të kundër West Brom (2-1).
“Unë jam shumë i emocionuar, këtë muaj të fundit për gjithçka që ka ndodhur me mua dhe familjen time, por futbolli është jeta ime, kam luajtur që kur mund ta mbaj mend bashkë me babanë tim”, ka thënë Alisson për “Sky Sports”.
“Do të doja që ai të ishte këtu për ta parë, jam i sigurt se ai po feston me Zotin në krah”, ka shtuar ai.
Alisson gjithashtu ka falënderuar të gjithë. “Unë kam qenë larg intervistave për një kohë të gjatë sepse gjithmonë jam emocionuar për atë temë, por dua të falënderoj të gjitha mediat, të gjithë lojtarët dhe ekipet, kam pasur letra nga Everton, Manchester City, Chelsea dhe më shumë. Po të mos ishte për ju të gjithë nuk do ta kisha kaluar”, ka deklaruar portieri brazilian.
Liverpool goalkeeper Alisson Becker’s goal in the fifth minute of stoppage time was spectacular— and the first-ever in Liverpool’s 129-year history.
Andres Cantor’s call was also spectacular. pic.twitter.com/O7KOlIWEpq
— Don Van Natta Jr. (@DVNJr) May 16, 2021