 
                    Portieri i Trepçës ‘89 grumbullohet me Kombëtaren e Kongos
                21 shtator 2022
                |  15:09
            
        Portieri i skuadrës së Trepçës ’89, Marly Prince është grumbulluar me Kombëtaren e Kongos. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra nga Mitrovica në faqen e vet zyrtare në “Facebook”.
“Marly Prince, gardiani i portës sonë është grumbulluar me ekipin kombëtarë të Kongos. Prince tani është bashkuar me ekipin në Moroko ku dhe do të zhvillojnë ndeshjet e tyre. Ne i urojmë sukses në paraqitjet e tij”, thuhet në njoftimin e 89-shit.

 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        